MENU
klinika

Takon Petkoviçin

Lajçak do ulë në tavolinë palën kosovare dhe serbe

07.07.2021 - 11:02

I Dërguarai Special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me kryenegociatorin e palës serbe Petar Petkoviç.

Lajçak përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se ka pasur diskutim të dobishëm me të dhe se më vonë gjatë ditës do të takohet me dy palët.

“Pas takimit të djeshëm me delegacionin e Kosovës, këtë mëngjes pata një diskutim të dobishëm me Petar Petkoviç, kryenegociatorin serb. Më vonë gjatë ditës do të ulem me dy palët për të diskutuar për çështjet aktuale dhe për përgatitjen për takimin e ardhshëm të liderëve”, ka shkruar Lajçak.

Delegacioni kosovar që përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi do takohet sot në Bruskel me Petar Petkoviçin e palës serbe nën ndërmjetësimin e Emisarit Lajçak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN