MENU
klinika

Nuk vazhdoi për shumë gjatë

Lei Kraja flet për arsyet e largimit nga “Portokallia”

31.07.2021 - 13:19

Moderatorja Lei Kraja ishte e ftuar ditën e sotme në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”. Lei foli për jetën e saj private, karrierën dhe disa ndryshime të fundit në sferën profesioanle.

Ndër të tjera ajo foli edhe për angazhimin dhe largimin nga spektakli i humorit “Portokalli”. Lei tha se nuk e gjeti veten si aktore, ndaj vendosi të largohej. Ajo u shpreh se më mirë do të ishte ta moderonte spektaklin se sa të kishte një rol si aktore.

“Do ishte më ndryshe nëse do isha prezantuese e ‘Portokallisë’, sesa aktore. Nuk ishte aktrimi për mua, është ndryshe kur je e ftuar për një skeç, që ta bëjnë shumë të thjeshtë. Nuk e gjeta shumë veten”, tha Lei.

“Kush nuk do të donte ta prezantonte një program të tillë?” – tha me të qeshur Lei duke shtuar se pas audicioneve, u zgjodh Fjoralba, e cila “ka qenë zgjedhje shumë e duhur, shumë e goditur”.

Po a do të pranonte ajo të rikthehej nëse do t’i ofrohej një tjetër rol në spektaklin e humorit?

Nëse do kisha ndonjë rol tjetër, do të isha kthyer, por jo në atë”, u shpreh Lei shumë e bindur.

Sa i përket prezantimit me Salsanon dhe Fjoralbën ajo tha se do e merrte në konsideratë.

Nëse më ofrohet si mundësi, do ta konsideroj, patjetër që po. Por, nuk varet nga unë”.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë