Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest shtëpie” Tire Alldervishin, sanitaren që duke u hequr si infermiere dyshohet se i mori 8 milionë lekë familjares së një pacienteje të infektuar me Covid tek Spitali Covid2.
Ishte denoncimi i vajzës së një pacienteje me Covid, që çoi në pranga sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”. Duke u hequr si infermiere ajo kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh në këmbim të shërbimeve.
Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar një skemë më e gjerë mashtrimi. Gjykata e Apelit liroi në 11 mars dy infermieret e spitalit “Shefqet Ndroqi” Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të akuzuara si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit. Nga masa arrest me burg, dy infermieret u liruan nën masën detyrim paraqitje.
e