22.07.2021 - 08:10
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i ka kërkuar me forcë regjimit të Lukashenkos për të lejuar një hetim ndërkombëtar mbi ngjarjet e 23 majit si edhe lirimin e të burgosurve politikë të vendit.
Shtëpia e Bardhë i kërkon me forcë lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë si edhe angazhimin për një dialog të gjerë politik me udhëheqësit e opozitës.
”Kjo do të çojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme nën monitorimin e OSBE”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.
Këto deklarata Shtëpia e Bardhë i bëri pas takimit mes këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan dhe udhëheqëses së opozitës bjelloruse, Svjetlana Tihanovskaja.