MENU
klinika

Me pushime në Shqipëri

Mamaja e Rita Orës në “optikën” e tabloidëve britanikë

17.07.2021 - 21:53

Tabloidi i famshëm britanik, “Daily Star”, i ka kushtuar një artikull të tërë nënës së këngëtares shqiptare, Rita Orës.

Ata kanë shkruar për pushimet që Vera (mama e Ritës) po kalon në Shqipëri, si dhe në fokus kanë vendosur paraqitjet atraktive të mamasë së këngëtares. Vera, edhe pse një grua në moshë, nuk heziton të zbulojë linjat e saj të trupit.

“Mamaja joshëse e Rita Orës, Vera, ka shtangur ndjekësit e saj me një tjetër pamje të trupit të saj, duke pozuar me rroba banje ngjyrë blu në Instagram. Vera po shfrytëzon maksimalisht diellin në bregdetin shqiptar.

Duke pozuar nga ambientet e një hoteli, Vera zgjodhi një palë rroba banje ngjyrë blu krejtësisht pa rrip që vinin në pah figurën e saj trupore”, shkruan “Daily Star”.