Barcelona mundi me lehtësi 3-0 Stuttgart në miqësoren e luajtur pasditen e sotme në Gjermani. Protagonistët e takimit kanë qenë Memphis Depay, autor i një goli të mrekullueshëm në minutën e 21-të, dhe Antoine Griezmann, autor i dy asisteve.
Francezi ka dhënë asistin për golin e dytë të shënuar nga 18-vjeçari Demir në të 36-n dhe për golin e tretë të realizuar nga talenti Puig në të 73-ën. Por protagonist ishte edhe Rey Manaj.
Sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli ndeshjes duke mos u aktivizuar titullar si në ndeshjen e fundit. Trajneri Koeman e pa të udhës të aktivizonte blerjen e re Depa dhe të rikthyerin Griezmann, duke u lënë më shumë minuta në këmbë pasi janë mbrapa me përgatitjet.
Manaj hyri në minutën e 79-të të takimit. Sulmuesi shqiptar zuri vendin e Griezmann. Sulmuesi kuqezi humbi një rast të artë vetëm me portierin, me këtë të fundit që bëri mrekullinë. Shihni këtë moment: