05.07.2021 - 16:41
Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë mbrëmjen e kësaj të hëne në vendin tonë.
Ministrja Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, shkruan se lëvrimi i vaksinave COVID po ecën normalisht sipas një kalendari për shpërndarjen e tyre.
Postimi i Manastirliut:
Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri, duke vijuar lëvrimin sipas kalendarit të vaksinave anticovid, për të rritur mbrojtjen e sa më shumë qytetarëve nga #Covid19.