MENU
klinika

COVID-19

Maqedonia e Veriut do të nisë vaksinimin e fëmijëve

16.07.2021 - 10:58

Mbi 1.200 fëmijë të moshës 12-18 vjeç do të marrin vaksinën anti-Covid në Maqedoninë e Veriut. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ata do të marrin të dyja dozat e vaksinës Pfizer/BioNTech.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar rreth 450 mijë persona, ku prej tyre 260 mijë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut u konstatuan 26 raste të reja me Covid-19 dhe aktualisht raste aktive janë 225.

Kujtojmë se disa ditë më parë në MV u konfirmuan dy raste me mutacionet e reja të koronavirusit. Një person u konstatua me variantin “Gama” dhe një tjetër me “Delta”, mutacion i cili sipas OBSH-së është disa herë më i rrezikshëm dhe ngjitës.