MENU
klinika

Vendimi

Më i miri tërhiqet nga kombëtarja e Gjermanisë

02.07.2021 - 15:08

E paralajmëroi menjëherë pas eliminimit të Gjermanisë dhe e bëri fakt të kryer sot. Toni Kroos është tërhequr zyrtarisht nga kombëtarja e Gjermanisë. Mesfushori i Realit të Madridit ka njoftuar vetë me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” këtë vendim.

Kroos ka luajtur për kombëtaren gjermane në 106 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 17 gola. Një lajm i trishtë ky për pancerat pasi humbasin një nga mesfushorët më të mirë në historinë e kombëtares gjermane

“Kam luajtur për Gjermaninë 106 herë. Nuk do të ketë një herë tjetër. Unë këtë vendim e kisha marrë për t’u tërhequr pas këtij turneu disa kohë më parë. Ishte e qartë për mua për një kohë të gjatë se nuk do të isha në Kupën e Botës 2022 në Katar” – shkruan ndër të tjera Kroos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Toni Kroos (@toni.kr8s)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Tre Luanët”, 10-fish më shumë

Stoli i Anglisë kushton sa trefishi i gjithë Ukrainës


Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon