MENU
klinika

Olimpiada

Medaljet, Kosova lë pas Francën dhe Italinë

26.07.2021 - 18:20

Lojërat Olimpike janë imazhi për i mirë për Kosovën. Dy medalje ari deri tani me xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova e rendisin Kosovën para Francës dhe Italisë.

Këto suksese e pasqyron dhe renditja botërore e medaljeve të fituara deri tani, ku Kosova renditet në vendin e 8-të duke lënë pas edhe vende të tjera të mëdha si Kanadaja e Gjermania, të cilat kanë buxhet të majmë për sportistët.

Natyrisht, në fund të Olimpiadës nuk pritet që Kosova të renditet para tyre, por aktualisht Kosova bie në sy në renditjen e medaljeve. Një reklamë që vetëm sporti mund ta bëjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN