MENU
klinika

Konfindustria bën thirrje

“Merrni masa për përmirësimin e rrugës dytësore Tiranë-Durrës”

12.07.2021 - 12:25

Konfindustria kërkon që të merren masa për përmirësimin e rrugës dytësore të Zonës Industriale të Tiranës në autostradën Durrës-Tiranë.

Në një deklaratë thuhet se rruga në të dy anët e autostradës Tiranë -Durrës është në gjëndje mjaft të dëmtuar, duke krijuar vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve

Reagimi i Konfindustrisë:

Konfindustria, duke marrë shkak nga shqetësimet e bizneseve, kërkon marrjen e masave sa më të shpejta për përmirësimin e rrugës dytësore të Zonës Industriale të Tiranës në autostradën Durrës-Tiranë. Në zonën industriale në fjalë janë përqëndruar më shumë se 70% e njësive industriale të kryeqytetit.

Rruga në të dy anët e autostradës Tiranë -Durrës është në gjëndje mjaft të dëmtuar, duke krijuar vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve, dëmtimin e tyre, rritjen e papranueshme të kostove dhe sidomos përbën një rrezik të lartë edhe për aksidente dhe sigurinë e jetës. Gjithashtu, ngarkesa e lartë e qarkullimit të mjeteve në zonë përbën një ngarkesë të ndjeshme edhe për dëmtimin e mjedisit për Tiranën edhe kështu në gjendje të rënduar dhe jashtë cdo standarti ndërkombëtar të lejuar.

Konfindustria, duke marrë shkak nga shembulli i mësipërm, por edhe nga gjëndja e veshtirë e infrastrukturës rrugore në pothuaj të gjitha akset e tjera të rëndësishme kombëtare vlerëson, se skema e sotme e menaxhimit të mirëmbajtjes të sistemit rrugor është e dështuar. Këtu përfshihet edhe projekti përkatës i financuar me kredi nga Banka Botërore. Pavarësisht, se financimet e mirëmbajtjes së sistemit rrugor i kushtojnë mjaft shtrenjtë buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, cilësia e shërbimit është mjaft e ulët, me shënja të qarta të shpërdorimit, subjektivizmit dhe korrupsionit.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin