MENU
klinika

Basha takim me zv/kryeministrin shqiptar të Malit të Zi

Mesazhi i Abazoviç: Mos të merremi me punë të kota, por…

16.07.2021 - 17:38

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka pritur në një takim, zv/kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Në fjalën e tij përpara gazetarëve, Basha vlerësoi numrin dy të qeverisë malazeze si “etalon të guximit për të modernizuar dhe për të vënë në funksion të qytetarëve politikën si instrument ndryshimi.

Basha tha se gjatë takimi kanë diskutuar për objektivat e përbashkëta të dy vendeve, zhvillimin ekonomik, por edhe integrimin në Bashkimin Evropian.

“Sot kam një kënaqësi unike të pritjes së zv/kryeministrit të Malit të Zi, zotit Dritan Abazoviç. Karriera politike e të cilit është ndërtuar mbi përvojën e gjatë të një aktivisti, studiuesi dhe përpiluesi i tezave politike për Ballkanin, Evropën dhe globalizmin. Është faktuar në luftën e pabarabartë për një shoqëri midis forcave për liri, demokraci dhe dinjitet dhe rrezikut të autokracisë.

Së dyti është një kënaqësi e veçante sepse interesi i PD dhe i imi për fqinjin tonë verior dhe për bashkëkombësit tanë në Mal të zi është permanent. Përkushtimi i Abazovic tashmë bën diferencën e dëshiruar prej dekadash nga qytetarët e Malit të ZI, por edhe nga PD qeverisje apo edhe opozitë.

Temat tona kanë vijuar nga demokracia, tek objektivat rajonale, zhvillimet ekonomike dhe integrimi evropian i dy vendeve tona.

Dua ti uroj sukses në këtë vizitë të parë, suksese në misionin e tij fisnik, sfidues dhe si një etalon i guximit për të modernizuar dhe për të vënë në funksion të qytetarëve politikën si instrument ndryshimi“. tha Basha.

Zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha dha mesazhin se është koha për një frymë të re evropiane. Në një deklaratë për gazetarët, Abazoviç u shpreh se nuk duhet të merremi me punë të kota, por me çështje konkrete.

Ai u shpreh se me kreun e PD, kanë biseduar për sfidat që ka Mal të Zi, Shqipëria, por edhe vendet e tjera të Ballkanit.

“Unë kam ardhur për një vizitë zyrtare në Tiranë. Jam krenar që jam zyrtar i parë i qeverisë së re që vizitoj Tiranën. Kam pasur dëshirë të takoj çdo subjekt politik që ka të bëjë me atë që duhet të jetë ndryshimi. Kemi biseduar gjera konkrete, sfida që kemi pasur në Mal të Zi, por edhe sfida që janë të njëjta në gjithë shtet e Ballkanit.

Të gjithë së bashku që merremi me politikë duhet të shkojmë në drejtim të ndryshimeve. Duhet ti përshtatemi normave evropiane. Mos të jemi në disfavor se një anë promovon vlera universale dhe nën anën tjetër vlera ballkanike.

Është koha për një frymë të re evropiane në gjithë trevat tona. Duhet të jemi të detyruar që të bëjmë pune konkrete. Mos të merremi me punë të kota. Ne jemi dakorduar që cdo gjë edhe me Malin e ZI ka funksionuar në mënyrë paqësore dhe vëllazërore. Jam i kënaqurat që sot vizitova subjekte të ndryshme në Shqipëri”, tha Abazovic.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!