12.07.2021 - 10:44
Ka ardhur reagimi i Milwaukee Bucks. Kampionët e Lindjes fituan 120-100 ndaj Phoenix Suns në finalen e tretë play off në NBA, duke rihapur betejën për titullin kampion.
Tashmë Suns udhëheqin 2 1 me ndeshje. Një sfidë e jashtëzakonshme e Giannis Antetokounmpo, që realizoi 41 pikë e 13 rebound, lider në fushë për Bucks. Mirë u paraqit edhe Holiday me 21 pikë, duke bërë që Bucks të triumfojnë në sfidën e parë e luajtur në fushën e tyre.
Për Suns, Paul u “mjaftua” me 19 pikë, ndërsa Croëder dhe Ayton realizuan nga 18 pikë secili, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Edhe sfida e katërt do të luhet në fushën e Milwaukee.