MENU
klinika

Takimi i radhës

“Minishengeni”, Rama, Zaev dhe Vuçiç takohen në Shkup më 28 korrik

23.07.2021 - 17:28

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksander Vuçiç dhe kreu i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev do të takohen më 28 dhe 29 korrik në Shkup, në një takim të radhës në kuadër të iniciativës së “Minishengenit”.

Përgjatë qëndrimit në Shkup, Rama, Vuçiç dhe Zaev do të marrin pjesë edhe në një forum ekonomik për bashkëpunim rajonal të organizuar nga odat ekonomike të tre shteteve.

Ndërsa Kosova nuk ka marrë pjesë në iniciativën e “Mini Shengenit”.