MENU
klinika

Sa persona rezultuan pozitivë

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Asnjë humbje jete nga Covid-19

15.07.2021 - 17:10

Për të disatën javë në vendin tonë nuk regjistrohet asnjë humbje jete nga Covid-19. Nga të dhënat e fundit të ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitive 13 persona, ndërsa janë shëruar 2 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 4051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 13 qytetarë në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë, Kamëz.

Aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,061 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 13

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4051

Testime totale 847,490

Raste pozitive 132,629

Raste të shëruara 130,061

Raste Aktive 112

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 48

Fier 11

Vlorë 11

Elbasan 10

Korçë 8

Shkodër 7

Durrës 7

Lezhë 6

Kukës 2

Gjirokastër 2

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit?

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete