MENU
klinika

Familjarët kallëzojnë mjekët

Mister vdekja e lehonës 5 ditë pas lindjes në Durrës

07.07.2021 - 10:12

Vijon të mbetet mister shkaku i vdekjes së 29-vjeçares Ardita Muça nga Shkallnuri i Durrësit, 5 ditë pas lindi fëmijën e saj të dytë. Ajo qëndroi në spital tre ditë pas lindjes për t’u kthyer në banesën e saj me datë 3 korrik. Dy ditë më vonë ajo ra në tokë pa ndjenja sapo konsumoi ujë.

Është ende e paqartë nëse ajo ndërroi jetë rrugës për në spital apo dha frymën e fundit atje. Kjo pasi familjarët pretendojnë se mjekët e spitalit u thanë se kishte rrahje zemre në momentin e mbërritjes ndërsa policia në njoftimin e saj për mediat ka deklaruar se ajo shkoi pa shenja jete në spital.

Tashmë palët do të presin përgjigjen e ekspertizës mjeko ligjore për të zbuluar shkakun e plotë të vdekjes. Familjarët e lehonës 29-vjeçare kanë bluzat e bardha për neglizhencë ndaj të resë, madje i janë drejtuar policisë me një kallëzim. Ata i thanë uniformave blu se autoambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura për një lehonë.

Sipas tyre, ekipi mjekësor kërkoi ndihmë nga një mjek i specializuar, i cili erdhi më pas. Familjarët pretendojnë se oksigjeni i bombolës në autoambulancë kishte mbaruar gjatë rrugës për në spital.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


5 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj

Durrës/ 29-vjeçarja vdes papritur duke pirë ujë