MENU
klinika

Në arrest shtëpie për korrupsion

Mori ryshfet 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk, Rovena Voda del sot para GJKKO

15.07.2021 - 10:22

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka mbërritur mëngjesi e sotëm në GJKKO, ku do të zhvillohet seanca në ngarkim të saj, pasi u vu në ‘arrest shtëpie’ për korrupsion.

E veshur me të zeza, Voda shihet teksa mbërrin në Gjykatë, e shoqëruar nga patrulla e policisë.

GJKKO la në ‘arrest shtëpie’ Vodën më 13 korrik, ndërsa akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale për të punësuar një grua.

Voda ka marrë rreth 2000 euro për futur në punë Florida Beun.