MENU
klinika

Politikani serb thirrje qytetarëve

“Mos i kaloni pushimet në Shqipëri për një Coca Cola më të lirë…!”

14.07.2021 - 14:43

Politikani serb Dragan Markoviç ka Palma, udhëheqësi i partisë Serbia e Bashkuar dhe një partner i koalicionit Partia progresive Serbe (SNS) në pushtet, u bëri thirrje qytetarëve serbë që të mos i kalojnë pushimet e verës në Shqipëri.

Ai tha se nuk mund ta kuptonte se si dikush mund të shkonte në vendin që “nxiti gjithçka që shqiptarët e Kosovës u bënë serbëve”, shkruan media serbe.

“Nuk mund ta kuptoj dikë që thotë – ‘Kam kaluar mirë në Shqipëri.’ Ne nuk duhet ta shesim Golgotën që përjetuam si në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe në ngjarjet e fundit në Kosovë, kur u kryen krime të tmerrshme kundër serbëve dhe kur të gjithë serbët u dëbuan falë Shqipërisë. Për një Coca Cola më të lirë, krahasuar me destinacionet e tjera”, u shpreh Markoviç.

Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!