MENU
klinika

Abuzimi me tenderin e uniformave të policisë

Murrizi i zbulon të gjitha: Ja sa kushtojnë këpucët, pantallonat, bluzat dhe xhupat

12.07.2021 - 21:53

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka folur mbrëmjen e sotme për tenderin abuziv për uniformat e policisë, tender i cili vuri në lëvizje SPAK-un, duke çuar në arrestimin e 9 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme.

Tenderi me vlerë 25 milionë euro u fitua nga kompania “D&E”, por SPAK gjeti abuzime të shumta, pasi çmimet e kostumeve të policisë ishin disa herë më të larta se sa ato reale.

Murrizi në emisionin “Frontline” ka treguar abuzimet që janë bërë me çdo veshje të policëve, duke filluar nga këpucët, xhupat, pantallonat dhe rripat.

Këto janë çmimet me të cilat janë blerë uniformat e policisë, sipas asaj që deklaroi Myslim Murrizi:

Xhupat – Janë blerë 13.500 copë me çmim 114 mijë lekë të vjetra secili

Këpucët – Janë blerë 14.200 palë me çmim 74 mijë lekë të vjetra secila, por të njëjtat këpucë janë blerë më herët me çmim 22 mijë lekë të vjetra

Këmishat – Janë blerë 10.000 këmisha me vlerë 36 mijë lekë secila, por e njëjta këmishë ëhstë blerë më herët për disa drejtuesë policie me çmim 5200 lekë të vjetra

Rripat – Janë blerë me çmim 26 mijë lekë të vjetra, por për drejtuesit e lartë rripi është blerë më herët me çmim 7800 lekë të vjetra

Pantallonat – Janë blerë pantallona, 3 modele që janë pothuajse të njëjta por me 3 çmime të ndryshme.
Pantallona doku për Policinë Rrugore – 46.800 lekë pala; Pantallona për Patrullën e Përgjithshme – 48.000 lekë pala; Pantallona për “Shqiponjat” – 36.000 lekë pala

Bluzat – Janë blerë 2 lloje bluzash pothuajse të njëjta por me 2 çmime të ndryshme, njëri model 47.400 lekë dhe tjetri 34.800 lekë. Por më herët bluzat e pambukut ishin blerë me çmim 21 mijë lekë

Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!