Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohen për ndërtim pa leje në bregdet.
Në pranga janë vënë shtetasit: Resild Meta, 29 vjeç banues në Shijak, Durrës, dhe Mafmut Beja, 57 vjeç, banues në Shkafanë, Durrës, pasi u konstatuan duke ndërtuar objekte pa leje në zonën bregdetare të Durrësit.
Gjithashtu janë proceduar edhe dy punëtorët, Besard Doci dhe Urim Dama për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”.
Njoftimi i policisë:
Manzë/Durrës Shërbimet e Policisë Durrës vijojnë kontrollet gjatë vijës bregdetare, për parandalimin dhe evidentimin e ndërtimeve pa leje. Pushtuan tokën në zonë bregdetare duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, arrestohen në flagrancë 2 pronarët e objekteve përkatëse.
Procedohen penalisht 2 shtetasit që po kryenin punimet, për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e stacionit të Policisë Manëz, gjatë kontrollit të territorit në vijën bregdetare te Gjiri i Lalëzit, kanë konstatuar ndërtimin e 2 objekteve pa leje.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasit: R. M., 29 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi në bregdet u konstatua duke ndërtuar një objekt me bazament betoni, konstrukt metalik dhe druri, pa lejen e organeve kompetente; M. B., 57 vjeç, banues në Shkafanë, Durrës, pasi u konstatua duke ndërtuar në zonë bregdetare një objekt me themele betoni dhe konstruksion metalik e druri. Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, shtetasit B. D. dhe E. D. (punëtorë). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.