MENU
klinika

Pikat që do të shqyrtohen

Ndryshimet në statut dhe lista e Bashës/ Ja kur PD mbledh kryesinë!

10.07.2021 - 15:58

Partia Demokratike do të mbledhë të enjten e 15 korrikut Kryesinë. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi u ka dërguar mesazh anëtarëve demokratë, ku i ka njohur këta të fundit me rendin e ditës.

Janë katër pika që do të shqyrtohen, ki përfshihen, analiza e masakrës zgjedhore, siç e cilëson PD 25 prillin dhe ndryshimi në Statutin e partisë. Po ashtu, në rend për tu diskutuar janë edhe miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar si dhe njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e enjte, datë 15.07.2021, ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë rend dite:

Shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit, për fazën e parë të saj.

Shqyrtimi i ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike që do ti propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, në mbledhjen e tij të datës 17 Korrik 2021.
Miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar.
Njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Të mërkurën, datë 14.07.2021, orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtar të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë.