MENU
klinika

Nga prokurori i Vlorës tek zyrtarët e policisë

Kush ishin zyrtarët që ranë në ‘rrjetën’ e SPAK?

02.07.2021 - 10:06

Detaje të reja nga hetimet dhe superoperacioni i SPAK, Antimafias italiane, policisë shqiptare dhe policisë së tre vendeve të tjera, në Itali, Mal të Zi dhe Spanjë. Hetimet kanë zbuluar dhe goditur një rrjet të gjerë që merrej me trafikimin ndërkombëtar të sasive të mëdha të drogës.

Ndërkohë gjatë hetimit janë ngritur edhe akuza për korrupsion, abuzim me detyrën dhe pastrim parash. Në mesin e të arrestuarve dhe të hetuarve janë edhe prokurori i Vlorës Maksim Sota, si dhe zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar.

Mësohet se ky hetim për trafik droge është nisur nga prokuroria për Krimet e Rënda në vitin 2018, edhe është hetuar nga një prokuror që aktualisht është pjesë e SPAK.

Asokohe, sipas gazetares Klodiana Lala, prokuroria për Krimet e Rënda vendosi të shpallë moskompetencën për këtë çështje dhe ia kaloi prokurorisë së Vlorës kompetencën, ku mesa duket, është arritur të kourruptohet edhe prokurori Maksim Sota.

Ndaj Sotës është vendosur masë sigurie arrest në shtëpi nën dyshimet për korrupsion.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe 5 zyrtarë të policisë së shtetit, duke nisur nga ish nëndrejtori i Policisë së Vlorës, një ish zyrtar i policisë së Fierit dhe zyrtarë në policinë e Tiranës.

Operacioni po vijon dhe në këto momente dhe pritet që gjatë ditës policia shqiptare të dalë në konferencë për mediat.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier