MENU
klinika

Arrestimi i Fatos Tushes nga SPAK

Ngjela: Nuk kanë shkuar akoma “te mjalti”, te “seksioni A” ka multimilionerë që janë në “shënjestër”

09.07.2021 - 16:27

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sot operacionin e SPAK për zyrtarët e lartë, i cili nisi me arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, duke u shprehur se është në pikën B.

Ai paralajmëroi se operacioni do të ngrihet akoma edhe më shumë nëse SPAK shtrihet në Fier dhe Vlorë.

“Korrupsioni ka shkatërruar tregun. E tha dhe Rama që ka eliminuar konkurrencën. Triumfon klientela. Ministri korruptohej për të nxjerrë paratë dhe pastaj fitonte për vete. Shqipëria është në otomanizëm. Tani ky në qoftë se nuk mblidhje provat në mënyrën e shërbimeve nuk bëhej. Pse i vajti Meta ministrit dhe i tha nuk më ke dhënë 800 mijë. Pashai pra i emërimeve. Ne ramë në otomanizëm të thellë sepse Shqipëria pati një fat të mirë. Doli ari që ishte fshehur dhe filluan edhe prurjet e emigracionit.  Pati një fluks paraje dhe këta e vodhën. Kanë shkatërruar tregun dhe kjo ka sjellë një dëm shumë të madh”, u shpreh Ngjela.

 Duke folur në “AbcNews”, Ngjela tha se pas seksionit B, e ka radhën A-ja, që mund të sjellë edhe revolta shoqërore pasi ka multimilionerë të lidhur me krimin e organizuar dhe që do të jenë subjekt i ligjit.

“Fakti i ri që ka dalë është se Uashingtoni nxori në parlament miliona dollarë për BKH. Fakti që mungon BKH ka një ngërç juridik.Te seksioni A janë multimilionerë dhe kanë lidhje me krimin e organizuar. Korrupsioni pa krimin e organizuar nuk bën dot gjë dhe e anasjellta. Në këtë momente jemi në sektorin B. Kur të kalojmë te sektori A, mund të ketë revolta shoqërore.

Pyetja është pse nuk e bënë revolucionin në datën 26. E lajmëroi Meta dhe Basha. Sepse në 27 erdhën 8000 trupa. Amerikën do mundin këta?! Dora e ligjit do shkojë deri te ish-kryeministrat. Ministrat e këtij janë të pambrojtur. Në momentin kur nuk isha prishur me këta më ka thënë më rrezikohen 3 ose 4 ministra. Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka rrezuar dy kryeministra se nuk e pranonin. Vetëm ky e pranoi”, tha avokat Ngjela.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!