Kosova merr tjetër medalje në Olimpiadë. Është sporti i xhudos që i jep një të tillë. Nora Gjakova ka siguruar medaljen e argjendtë, por do të luftojë për medalje të artë, pasi mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë.
Kalimi i Norës në finale nënkupton se ajo do ta fitojë medaljen e parë olimpike në karrierë dhe të tretën për Kosovën në Lojëra Olimpike në përgjithësi. Në finale për të artën xhudistja nga Peja do të përballet me fituesen e duelit tjetër gjysmëfinal Jessica Klimkait dhe Sarah Leoine Cysique.
Kjo ishte fitorja e parë e Gjakovës ndaj Joshidas pas katër humbjeve radhazi në takimet e mëparshme. Për medalje do të duelojë edhe vëllai i saj, Akil Jakova.