MENU
klinika

Zbulojnë portretin dhe emrin e vogëlushes

Orinda dhe Turi bëhen prindër për herë të parë

16.07.2021 - 09:36

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi.

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë bërë prindër për herë të parë ditën e sotme. Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë Turi përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa ka zbuluar dhe emrin e vogëlushes.

Turi ka publikuar pak momente më parë dhe imazhin e parë me të voglën e tij. “Atara lëre Tik Tok-un, vrap gjumë tani!”, ka shkruar ai krahas fotos së ëmbël. Kujtojmë që dyshja i dha fund beqarisë në vitin 2017 pas shumë vitesh lidhjeje.