MENU
klinika

“Nuk kemi humbur arbitrazhe as edhe një”

PD publikon videon: 447 milionë euro gjoba e Edi Ramës për familjet shqiptare

24.07.2021 - 09:47

“447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare”. Kështu deklaron Partia Demokratike e cila ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për gjyqet në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

Sipas PD, 447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët.

“Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës. 447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen ‘Becchetti’. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët”, deklaron PD.

“Ka disa kohë që është ngulur në opinion ideja që ne kemi humbur arbitrazhe, por nuk kemi humbur arbitrazhe as edhe një”, thotë Rama në video

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe