MENU
klinika

"Lajmi i mirë! Janë 14 fëmijë e 5 gra, operacioni vazhdon"

Pengjet nesër kthehen në atdhe/ Shpëtuan nga Kampi i Ferrit, flet Edi Rama

31.07.2021 - 15:57

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një prononcim për TCH ka dhënë detaje për vizitën e tij në Bejrut për të marrë shqiptarët që kanë qenë peng në kampet e ISIS.

Ekipi shqiptarë i përbërë nga Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama si dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit si dhe Kolonel Fauzi Shamaun zv. drejtor i sigurisë kombëtare libaneze krahu i djathtë i Gjeneral Abas Ibrahim drejtor i sigurisë kombëtare në Liban, ndodhen këto momente në zonën Al Hasaka në Sirinë Verilindore për të marrë 19 shtetasit shqiptarë. Ata fillimisht do të udhëtojnë drejt Damaskut e më pas do të mbërrijnë në Bejrut.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se lajmi i mirë është se këto pengje nesër kthehen në atdhe.

“Falë mbështetjes së gjeneralit Abas, unë jam këtu për t’i marrë fëmijët dhe gratë për t’i kthyer në Atdhe. Mbërrijnë nesër. Zotimi për t’i riatdhesuar të gjithë dhe gjallë është i mbajtur, kemi mundur të tërheqim për të gjithë ato që kemi marrë informacion. Lajmi i mirë është se nesër këto pengje kthehen në Shqipëri. Nuk dua të komentoj me shërbimet partnere, se janë shemë sensistive se janë disa veprime të shumta”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se është i kënaqur me këtë operacion të tretë për shpëtimin e shqiptarëve nga kampet e ferrit, ndërsa theksoi se operacionet nuk do të ndalen.