Që bëhej fjalë vetëm për anë financiare, as që diskutohej. David Alaba nuk do ta linte Bayern Munchen për pjesën sportive. As që diksutohet kjo pjesë.
Së fundmi, revista gjermane Der Spiegel ka zbuluar detajet e kontratës së nënshkruar nga David Alaba me Real Madrid. Shifrat janë të konsiderueshme: nëse mbrojtësi austriak do ta përmbushë plotësisht kontratën, do të fitojë 115 milionë euro bruto deri në vitin 2026!
Nga këto, 17.7 milionë u paguan drejtpërdrejt pas nënshkrimit, ndërsa kontrata do të jetë 19.46 milionë bruto në vit. Klauzola e lirimit ishte caktuar në 850 milionë euro, një garanci për të siguruar qëndrimin e Alabas për kohëzgjatjen e marrëveshjes.
Kontrata gjithashtu i buzëqesh familjes së austriakut. Në fakt, babai i tij George do të marrë 6.3 milionë euro, të paguara për “The Alabas GmbH”, një kompani konsulence në pronësi të babait të tij, gruas së tij dhe pikërisht mbrojtësit.
Më në fund, agjenti i mbrojtësit Pina Zahavi gjithashtu buzëqesh: prokurori do të marrë 5.2 milionë euro. Tifozët natyrisht nuk e kuptojnë, por për një futbollist që kalon të tridhjetat, ana financiare është shumë e rëndësishme.