MENU
klinika

"Të gjithë derrat, një turi kanë"

“Premtojmë drejtësi!.. ‘Kafshët e Oruellit pushtojnë amfiteatrin”

09.07.2021 - 17:20

       Modeli pa zë… përdorimi i pushtetit! Është vepra e pavdekshme e vesit përballë virtytit… 

Shkruar në vitin 1945, mbetet alegoria më e fortë dhe e jashtëzakonshme në letërsinë e shek. XX; me përshkrimin, lindjen dhe forcimin e regjimeve diktatoriale.

Oruell e shkroi librin, si mishërimin e revolucionit bolshevik të vitit 1917, në Rusi, mirëpo, si të gjitha veprat e mëdha letrare, alegoria është gjithpërfshirëse dhe synon të shndërrohet në universale, për të gjitha regjimet e të gjitha kohërave.

“Eja në Teatër”! Kjo është ftesa për publikun dhe qytetarët, dhe në këto ditë të nxehta vere. E shtuna pasdite, sjell në skenën e amfiteatrit të liqenit, “Ferma e Kafshëve”, nga Xhorxh Oruell.

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, regjisorja Driada Dervishi dhe aktorja Anila Bisha, kanë prezantuar ndërkaq për mediet, si një fazë parapërgatitore për spektatorët, përshtypje dhe detaje. Ata premtojnë freski për publikun, këto ditë vere përvëluese.

Çuli, thekson se vjen një shfaqje moderne dhe pas një pune me ritëm.

“Kënaqësi për gjithë komunitetin artistik, që çelim sezonin. Startojmë me këtë vepër të Oruellit, që Driada, i ka dhënë dhe një pamje muzikore. Është një shfaqje moderne.

Është një simbolikë edhe nga Oruelli vetë. Kafshët janë për t’i dhënë mesazhin individit, përballë pushtetit. E përafron njeriun me instinktin kafshëror. Është një simbolikë e fortë, alegori dhe simbolikë e fortë”, – përshkruan Çuli.

Për aktoren Anila Bisha, ka qenë një shfaqje shumë e lodhshme fizikisht.

“Kemi punuar shumë pak, në proces tavoline. Nuk e pranonte qëndrimin për një kohë të gjatë. Ia ka vlejtur, është një vepër e mrekullueshme. Jam e bindur, se do të mirëpritet nga publiku. Vepra është shumë e njohur. Është vënë, në një formë të veçantë. Do të jetë një mbrëmje e këndshme për publikun, që të vijë në këto ditë të nxehta, pranë pyllit”, – tha ajo.

Ndërsa regjisori Çuli, shton se provat kanë pasur dhe kënaqësi.

“Ky malli për teatrin, sikur na bashkoi me njëri-tjetrin. Kemi punuar fort”, – u shpreh ai.

Regjisorja e shfaqjes, Driada Dervishi, nëpërmjet lidhjes në “Skype”, ndau edhe të tjera mbresa dhe detaje.

“Shpresoj të jetë një nga shfaqjet më të veçanta. Kam punuar me një staf shumë të mirë. Koha ka qenë e shkurtër, por ka qenë një punë e paramenduar, për të sjellë diçka ndryshe. Vjen dhe si një mundësi dhe përgjegjësi që Teatri Kombëtar, të kthehet me një vepër të këtyre përmasave. Është i vetmi stacion, ku mund ta vija një vepër të tillë. Është shumë e vështirë që, një regjisor të marrë vërejtje, apo sugjerime nga një regjisor tjetër.

Një zë si i Bojken Lakos, në njëfarë mënyre, kolona zanore e brezit. Bojkeni ka bërë një kurim shumë të bukur të kolonës zanore të shfaqjes. Unë doja të ndalesha te Mia, e ëma e Bojkenit, që ka bërë trajnimin e aktorëve, sepse në këtë shfaqje, të gjithë këndojnë”, – cilësoi regjisorja.

Dervishi tregoi më tej, se gjejmë shumë pika takimi me rrjedhën 50-vjeçare të historisë në Shqipëri dhe se, së pari, është përpjekur që vepra të flasë shqip.

 

* Fragment nga vepra:

— Udhëheqësi ynë, shoku Napoleon, — shpalli Pingërima, duke folur ngadalë dhe prerë, — ka vendosur kategorikisht! Kategorikisht, shok! — se Topdëbora ishte agjent i Xhonsit që nga fillimi, po, dhe që më parë se të dëgjonim fialët e para për Kryengritjen.

— Ah, kjo është tjetër gjë, — tha Grushti. — shoku Napoleon, duhet të jetë e vërtetë. — Kjo është fryma e vërtetë, shokë! — klithi u duk qartë se me sytë që i xixëllonin, i lëshoi hidhur Grushtit. U kthye për të ikur, pastaj u ndal dhe shtoi me madhështi: — E paralajmëroj çdo kafshë të kësaj ferme që t’i bëjë sytë katër. Pasi kemi arsye të mendojmë se ca prej agjentëve të fshehtë të Topdëborës lëvrijnë mes nesh, në këto çaste!

Katër ditë më pas, vonë nga pasditja, Napoleoni urdhëroi gjithë kafshët të mblidheshin në oborr. Pasi ishin mbledhur të gjitha, Napoleoni doli nga shtëpia e fermës, kishte vënë të dyja medaljet (së fundmi e kishte dekoruar veten me “Hero i Kafshëve, Klasi i Parë” dhe “Heroi i Kafshëve, Klasi i Dytë”), me nëntë qentë e stërmëdhenj, që vërtiteshin rreth tij duke lëshuar hungërima dhe i bënin kafshët t’u rrëqethej shpina. Të gjitha u strukën heshtazi në vendet e tyre, duke e kuptuar që në fillim se diçka e tmerrshme do të ndodhte.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen