MENU
klinika

Nga Alban Daci

Propozim: Të krijohet Sekretariati për Diasporën si dhe të ketë përfaqësues nga Diaspora në Kryesi!

24.07.2021 - 17:55

Partia Demokratike forca politike që bëri përmbysjen e madhe dhe që solli lirinë e shqiptarëve për të udhëtuar jashtë vendit dhe më vonë që bëri edhe liberalizimin e vizave.

Partia Demokratike mbetet forca politike që ka mbajtur gjithmonë një lidhje të veçantë me Diasporën duke e përfshirë atë edhe në proceset e rëndësishme në vend.

Prandaj, mendoj e propozoj që për t’i paraprirë votës së Emigrantëve dhe si nevojë për përfshirjen e Diasporën në proceset e rëndësishme politike në vend, duhet të krijohet një sekretariat për Diasporën si dhe duhet të ketë një përfaqësues nga Diaspora, që jeton në Diasporë edhe në Kryesi e PD!

Alban Daci, kryetar
Dega- Liguria, Itali