MENU
klinika

Al Jazeera

Pse serbët u dashuruan me Shqipërinë, falë Kosovës!

10.07.2021 - 18:18

Në një shkrim të Al Jazeera-s mbi preferencat e serbëve për të kaluar pushimet verore, veçohet fakti se këta të fundit po dashurohen tashmë me Shqipërinë.

Autori, pasi bën një rezyme se cila ka qenë harta preferenciale e serbëve për të kaluar pushimet e verës, ku veçon Greqia, ndalet te zbulimi i fundit që është Shqipëria.

Duke e kontekstualizuar dhe me situatën COVID, shkrimi veçon faktin se Shqipëria, madje duke kaluar nga Kosova, përbën një lehtësim për serbët, të etur gjithnjë për plazh.

“Ka një surprizë në çdo histori, dhe këtë herë është, kur bëhet fjalë për turistë nga Serbia – Shqipëria.

Bregu shqiptar është një hit i plotë në këtë sezon. Agjencitë janë thjesht të mbingarkuara me kërkesa për të rezervuar pushime në Shqipëri.

Interesimi ishte i madh, veçanërisht para fundit të qershorit, kur turistët e parë u kthyen nga Shqipëria dhe ndanë përshtypjet e tyre.

Ata pak turistë që më parë kishin mundësi të kalonin pushimet në Shqipëri janë plot lavdërime për përvojat e tyre.

Pritësit janë shumë të sjellshëm, deti është i bukur dhe më e rëndësishmja – çmimet janë të përballueshme. Për të arritur në bregdetin shqiptar, është më mirë të kalosh nëpër Kosovë.

Edhe ky fakt nuk është një problem shumë i madh për turistët nga Serbia.

Siç është rasti me Malin e Zi, nuk kërkohet asnjë kriter COVID për të hyrë në Shqipëri.

E gjithë kjo është e mjaftueshme që çdokush të shijojë diçka të panjohur më parë, por me plot surpriza”, thuhet në shkrim.