MENU
klinika

Paraqitja në Kanë, përtej çdo iluzioni!

Pse të gjithë po flasin për veshjen e Bella Hadid?

13.07.2021 - 10:21

Bella Hadid është një nga modelet më të pëlqyera, më të komentuara e padyshim edhe më e paguara në botë. Ajo jo vetëm që paguhet mjaft mirë, por Bella ka dhe një numër të madh fansash të cilët inspirohen nga ajo. Postimet e bukuroshes në rrjetet sociale shpeshherë tërheqin vëmendjen e ndjëkesve.

Së fundmi, Bella u sigurua të marrë vëmendje gjatë Festivalit të Filmit në Kanë ditën e djeshme. Hadid, mahniti me një gjerdan prej bronzi para fustanit të saj dekolte klasik të zi. Gjerdani ishte frymëzuar nga mushkëritë e njeriut nga projektuesi Daniel Roseberry për koleksionin Vjeshtë 2021 të markës ‘Schiaparelli’.

 

“Trompe l’œil” përshkruan iluzionin artistik si një detaj të pikturuar ose të sheshtë si një objekt tre-dimensional.

Kjo është pamja e fundit e modelës nga Festivali, pasi ajo doli në tapetin e kuq për shfaqjen e filmit “Annette” javën e kaluar në një fustan bardh e zi, duke iu bashkuar një nga trende-ve më të mëdha verore të modës. Rikujtojmë, se Bella ka preferuar që jetën e saj t’a mbajë larg syve të publikut.

Pas marrëdhënies së saj të bujshme me këngëtarin The Weekend, si dhe ndarjen e tyre që habiti jo pak fansat, shumë pak dihet mbi jetën e saj private. Ndoshta deri më tani, fansat nuk e kanë imagjinuar supermodelen me dikë tjetër që nuk është The Weeknd, por mesa duket Bella e ka lënë plotësisht pas të shkuarën e saj me të.

Së fundmi, modelja ka postuar një foto me atë që duket se është partneri i saj i ri. 24-vjeçarja ka përfaqësuar emra elitarë të botës së modës duke përmendur Louis Vuitton, Jean Paul Gaultier dhe Dior. Bella është shoqe e ngushtë me Kendall Jenner, ndërkohë që ka marrëdhënie po ashtu të mira me modelet Kylie Jenner dhe Hailey Baldwin Bieber.