MENU
klinika

Radhë të gjata me makina në Vërmicë

Pushuesit nisen nga Kosova për të kaluar fundjavën në Shqipëri

09.07.2021 - 10:44

Ditët e nxehta dhe temperaturat e larta në Kosovë, por jo vetëm kanë bërë që shumë shqiptarë nga Kosova të marrin rrugën drejt bregdetit shqiptar.

Numri i madh i tyre vërehet edhe në pikën kufitare në Vërmicë, edhe në këto orë të hershme të mëngjesit.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona e veturave në dalje të pikës kufitare në Vërmicë është 130-150 metra, dhe pritjet janë 10 deri në 15 minuta.

Situatë më e qetë paraqitet në pikat tjera kufitare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN