MENU
klinika

I vetëm në zgjedhjet presidenciale

Putin eleminon edhe kundërshtarin e fundit

24.07.2021 - 16:48

Autoritetet zgjedhore në Rusi të shtunën i kanë ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të shtatorit kandidatit të Partisë Komuniste. Ai është figura e fundit opozitare që diskualifikohet nga gara disa javë para zgjedhjeve.

Pavel Grudinin, i cili kishte marrë 12 për qind të votave, kur e kishte sfiduar presidentin Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, u përjashtua nga lista e kandidatëve për shkak se Zyra e Prokurorit zbuloi se ai ka aksione në një kompani të huaj, raportuan agjencitë e lajmeve.

Megjithatë, ai mohoi se ka ndonjë aset jashtë vendit dhe e lidhi vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor me potencialin që e kanë partitë opozitare për të arritur rezultat të fuqishëm në zgjedhjet e shtatorit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Një sondazh i kryer kohëve të fundit tregoi se Partia Komuniste dhe partitë tjera opozitare mund të përbëjnë rrezik serioz ndaj mbizotërimit të partisë së Putinit, Rusia e Bashkuar, në Dumën Shtetërore, që është dhoma e ulët e Kuvendit të Rusisë.

"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?