Paraqitje e mirë e peshëngritësit Erkand Qerimaj, i cili në garën e tij të sotme doli në vendin e parë në kategorinë B të Lojërave Olimpike. Rezultat që bën të shpresojë për një renditje të mirë kur të garojnë ata të baterisë A.
Peshëngritësi shqiptar garonte në kategorinë deri në 81 kilogramë në stilin e shkëputjes dhe shtytjes dhe e përmbylli rezultatin me 338 kilogramë në total në dygarësh (vlen vetëm dygarëshi për medalje).
Ai e nisi garën me 151 kilogramë, më pas me 155 kilogramë dhe në të fundit me 157 kilogramë. Teksa në stilin e shtytjes ngriti 181 kilogramë dhe provoi edhe me 185 dhe 187, por pa mundur t’i ngrinte dot.
Gjithsesi, për të qenë mes më të mirëve (për zonën e medaljeve vetëm mrekullia) do t’i duhet shumë fat Qerimajt. Mjafton të përmendim faktin që Briken Calja ngriti 190 kg në shtytje, me peshë trupore më të vogël.