26.07.2021 - 10:31
Në këto ditë të nxehta vere, qytetarët gjejnë ‘shpëtim’ në bregdet, por dyndja e tyre në plazhe, ka shkaktuar trafik të rënduar.
E tillë paraqitet situata në rrugët e qarkut të Lezhës, ku ka një fluks të jashtëzakonshëm mjetesh.
Fillimi i javës ka nisur me trafik të rënduar, ndërsa situata më problematike paraqitet në segmentin Milot-Balldre
E ndërsa jemi në pikun e verës, kjo situate pritet të shoqërojë rrugët e qarkut të Lezhës edhe për javët në vijim.