MENU
klinika

Çfarë do të thotë kjo për Macron?

Fundjavë e mbushur me protesta masive në Francë

19.07.2021 - 09:42

Francezët dolën në rrugë masivisht dhe protestuan kundër masave të paralajmëruara të kufizimeve. Protesta drejtohet edhe kundër vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë.

Më shumë se 100.000 vetë në të gjithë Francën kanë protuestuar në fundjavë kundër paralajmërimeve të presidentit Emmanuel Macron për kufizime të reja në këtë vend dhe për vaksinimin me detyrim të punonjësve të sektorit të shëndetësisë. Ministria e Brendshme kumtoi se vetëm në Paris kanë protestuar rreth 18.000 demonstrues. Protestat kanë qenë të qeta dhe paqësore.

Në fillim të javës, presidenti i Francës Macron njoftoi se vendi do të aplikojë masa më të rrepta higjienike për t’u mbrojtur nga rritja e numrit të infektmeve me virusin Corona. Në të ardhmen e afërt, shumë më shpesh do të kërkohet certifikata e vaksinimit apo shërimit, ose një test negativ. Nga e mërkura e ardhëshme (21.07), këto dëshmi do të kërkohen për vizita në kinema e teatër, ndërsa nga gushti kjo do të zbatohet edhe për udhëtime me trena në distanca më të largëta, për vizita në restorante, bare dhe objekte të tjera.

Protesta drejtohet gjithashtu kundër vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë. Macron njoftoi të hënën, se punonjësve të shëndetësisë dhe atyre që kujdesen për të moshuarit do t’u kërkohet të vaksinohen. Përndryshe ata kërcënohen me largim nga puna. Konmtrollet të tilla do të aplikohen nga data 15 shtator.

Franca po lufton aktualisht me valën e katërt të virusit Corona. Një rrezik të posaçëm paraqet varianti Delta i virusit, i cili tashmë përbën pothuasje të gjitha rastet e infektimeve në Francë. Incidenca mesatare e infektimeve ka qenë së fundi rreth 50 në 100.000 banorë brenda një jave. Por në disa zona të tilla si Pyrénées-Orientales, në kufirin me Spanjën, incidenca ka qenë shumë më e lartë – 211 të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.

Protesta në Francë ka pasur edhe me 14 korrik, në ditën e festës kombëtare franceze, kur kanë protestuar rreth 20.000 vetë në të gjithë vendin, kundër kërkesave për vendosjen e masave të reja. Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran i ka mbrojtur këto masa. Ato nuk janë menduar si “shantazhe” për të detyruar njerëzit të vaksinohen. Përkundrazi, qëllimi kryesor i qeverisë është të parandalojë një bllokim të ri. Qeveria në Paris ka frikë se pa masa të reja, spitalet mund të përballen sërish me rritjen e presionit për përballimin e shtrimeve nga infeksionet.

Republikanët dhe partitë e qendrës në Senat, ku konservatorët kanë shumicën, thonë se zgjatja e detyrimit për të siguruar prova – për testime, vaksinime apo shërim nga virusi Corona – duhet të shqyrtohet edhe nga Gjykata Kushtetuese. Javën që vjen Senati do të merret me këtë çështje./DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës