MENU
klinika

"Zveçani është Serbi"

Qyteti me shumicë serbe në Kosovë e shpall Vuçiçin qytetar nderi!

12.07.2021 - 19:03

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shpallur sot qytetar nderi i Zveçanit në Kosovë, ndërsa pllakën dhe çelësin e qytetin në emrin e tij i pranoi drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, gjatë akademisë solemne për hir të 30-vjetorit të themelimit të Komunës.

Ky titull, siç raporton “Kosovo Online”, iu nda Vuçiçit për “angazhimit të tij për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë dhe investimeve të shumta në krahinë, posaçërisht në Zveçan”.

Petkoviç lexoi letrën e Vuçiç, i cili porosit se “për sa kohë që fjala dhe vullneti i tij respektohen, vetëm flamuri i trengjyrëshit serb do të valëvitet nga Zveçan, sepse nëse Zveçani nuk është Serbi – atëherë çfarë është Serbia”.

“Kur merreni gjatë me politikën, mësoni se çmimet dhe nderimet rrallë kanë karakter ceremonial. Për mua, megjithatë, ato kanë vlerë dhe peshë të veçantë kur vijnë si konfirmim i asaj që ne po bëjmë për popullin tonë, duke ndërtuar Serbinë e së ardhmes”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Ai, sipas letrës që e lexoi Petkoviç, ka përmendur edhe lagjen “Lugina e Diellit”, që po ndërtohet pikërisht në këtë komunë nga Qeveria serbe, duke thënë se këto investime janë “themeli ynë për të ardhmen në këto vende”.