21.07.2021 - 09:02
Studio Urbanistike Emaar Group në Dubai e cila është zhvendosur në Durrës ka përfunduar maketin për Portin e Durrësit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga maketi i përfunduar, duke theksuar se në Durrës do të ndërtohet një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut.
“MIRËMËNGJES dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Si do të transformohet Porti i Durrësit?