MENU
klinika

"Mos luani me një zjarr që do bëhet gjithnjë e më përvëlues"

Rama paralajmëron kryebashkiakët: Do ju dërgojmë për hetime në SPAK

09.07.2021 - 12:38

Kryeministri Edi Rama e ka vënë theksin tek domosdoshmëria që kryetarët e bashkive apo punonjës të tjerë të institucioneve të qeverisjes lokale të mos kenë asnjë lidhje dhe asnjë ndikim tek tenderat apo procedurat e prokurimit publik.

Shefi i Qeverisë u ka kërkuar kryebashkiakëve të “mos luani me zjarrin”, dhe paralajmëroi dërgimin për ndjekje penale në SPAK të zyrtarëve që do të dyshohen për tendera korruptivë.

“Ju sugjeroj të merrni sa më shpejt një klaps në dorë, ta studioni këtë paketë e të kërkoni nga strukturat tuaja pergjegjese për prokurimin të bëjnë të njëjtën gjë, por mbi te gjitha ju sugjeroj shumë dashamirësisht të mos përziheni me proceset e prokurorimit publik, mos influenconi me pushtetin tuaj në favorizim të njërit e në dëm të tjetrit.

Mos luani me një zjarr që do bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do ketë të gjithë mbështetjen time dhe të PS kundër kujtdo ndër ju apo kudo qoftë që do luajë me zjarrin.

Është fakt i nohur se hartimi i kritereve të vecanta për kualifikim, qepja me dorë e tenderit si kostum me porosi e cënon drejtpërdrejt nivelin e pjesëmarrjes dhe patjetër drejtësinë e konkurencës së operatorëve ekonomikë.

Do kalohet pa ngurrim nga ana jonë nga dënimet me gjobë në denoncime në SPAK në cdo rast kur shkeljet përbëjnë një dyshim shumë të arsyeshëm për tender korruptiv.

E do jetë kushdoqoftë prej jush, unë shpresoj askush, por kushdo qoftë, jo unë e PS, që do shkojë para hetuesve të SPAK për të dhënë shpjegime.

Kështu që problematikat kryesore që kanë nevojë të adresohen me paketën e re ligjore e duhen adresuar pa asnjë hezitim e tolerancë e që do monitorohen e trajtohen në rast shkeljeje pa asnjë tolerancë nga kjo godina ku jemi këtu, janë:

E para rritja e menjëhershme dhe e qendrueshme e konkurencës në procedurat e prokurimit.

Rritja e përgjegjshmërisë e autoriteteve kontraktore në planifikim, organizim e zhvillim procedurash.

Planifikim në kohë dhe me cilësi që të shmanget procedura “kancer” me të cilin tanimë prej disa vitesh në nivelin e qeverisjes qendrore i kemi larë duart.

Ndërkohë që në nivelin e qeverisjes vendore kanceri vazhdon ha lekë, me negociim pa procedurë.

Cdo përdorim qartazi abuziv i kësaj teknike, do konsiderohet haptazi i paligjshëm e do i dërgohet SPAK për skanim penal, të gjitha procedurat pa shpallje do i nënshtrohet hetimit

Do shmanget në mënyrë kategorike qepja e kostumit me porosi në kundërshtim me legjislacionin e fushës duke kushtëzuar konkurencën.

Për këtë, dhe për këto që thashë deri tani do keni në vijim të gjithë asistencën teknike të Agjencisë së prokurimit Publik, por Bashkitë duhet të reagojnë ndaj rekomandimeve të APP.

Mosreagimi, ndaj gjithë këtij ekipi, ose mos argumentimi për pse është vendosur një kriter i vecantë për të cilin APP ka rekomanduar të hiqet, jo vetëm që do raportohet në mënyrë sistematike, por do përfshihet në hetim administrativ e do dërgohet në hetim penal në SPAK.

Autoritetet kontraktore që përfaqësohen nga ju, duhet të monitorojnë edhe sjelljen e operatorëve ekonomikë, ofertimet fiktive, të marrin masa, kështu thotë paketa e re, nuk e them unë, per referimin me emra të bizneseve që e bëjnë këtë cirk të shëmtuar. Puna juaj do matet me rezultate konkrete ne procedurat e prokurimit”, u shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të refuzojmë çdo lloj mbrojtje për këdo që..."

Rama përjashton nga PS ish-kryebashkiakun e Lushnjes