MENU
klinika

Mungesa e etikës nga Policia e Shtetit

Rama: Rritje e pajustifikuar sidomos tek patrullat e përgjithshme…

08.07.2021 - 10:23

Kryeministri Edi Rama në një takim me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtues të Policisë së Shtetit, ngriti problematikën e mungesës së etikës në rradhët e uniformave blu.

Sipas tij, mungesa e etikës është një fenomen në rritje e siomos në rradhët e Patrullave të Përgjithshme dhe forcës Shqiponja.

Duke iu referuar drejtorëve të rinj të drejtorive rajonale, kreu i qeverisë tha se prioriteti kryesor i sturkturave të policisë është komunikimi më i mirë me qytetarët.

“Pritshmëria nga njëra anë lidhet me domosdoshmërinë që Policia të ecë më shpejtë dhe të japin rezultate në çdo hap edhe më domethënëse. Pakënaqësia shkon bashkë me pritshmërinë. Dua ta nis këtë renditje të problematikave pikërisht nga raporti i Policisë së Shtetit me qytetarët. Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët sidomos nga ana e forcave Shqiponja dhe patrulla e përbjithshme të cilat shpesh e kapërcëjnë dhe rolin e tyre të shënohen si raste të rritura.

Rritja e rasteve të mungesës së etikës në komunikimin me qytetarët është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe nivelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të policisë që janë në kontaktin e vazhdueshëm me hallet dhe nevojat e qytetarëve. Imazhi shumë pozitiv i ndërtuar në këto vite i Policisë së Shtetit nuk mund të cënohet e aq më pak të lëndohet duke afektuar gjithë policinë e shtetit në optikën e opinionit publik. Ky është edhe prioriteti i prioriteteve për të gjithë drejtuesit e rinj të policive vendore” – tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


1100 efektivë kontrolle në të njëjtën orë

Policia e Shtetit operacion kombëtar