MENU
klinika

Ja pyetjet që do t'i drejtohen zëvendëskryeministrit të Malit të Zi

Raporti me Ramën, Kurtin dhe Shengeni Ballkanik, Dritan Abazoviç rrëfehet sonte për Mentor Nazarkon

06.07.2021 - 20:07

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç mbrëmjen e sotme do të flasë për familjen e tij, partinë, karrierën politike, postin në qeveri, sfidat e vendit të tij, avancimin e statusit të shqiptarëve, por edhe marrëdhënien me Presidentin Gjukanovic në një intervistë të gjatë dhënë për gazetarin, analistin, njëkohësisht editorin e Konica.al, Mentor Nazarko.

Raporti me udhëheqësit në Shqipëri dhe Kosovë, çfarë mendon Dritan Abazoviç për Edi Ramën dhe Albin Kurtin, liderët e tjerë, por edhe rolin e Serbisë do të jenë pjesë e bisedës.

Më konkretisht, Konica.al ka mësuar se pyetjet që do t’i drejtohen zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, nga Mentor Nazarko janë:

  1. Çfarë familje është Dritani?/ Si është rritur?
  2. Ju thoni jeni nga Kruja… Ulqini ka një rrugë “Skënderbeu”, por nuk ka një monument. Mos ka ardhur koha ta ketë, jo si ai i Prizrenit?
  3. A kanë përcaktuar në qasjen apo themelimin, brendimin e një partie qytetare, jeta e vëllezerve dhe motrave, ndarë midis Beogradit dhe Sarajevës?
  4. Çfarë thonë për ty në Beograd dhe çfarë në Sarajevë?
  5. Çfarë ka qenë përcaktuese në lidershipin nga ana juaj- të një shqiptari që perfaqëson nën 5% të popullsisë- të Urës? Është krijesa juaj? Ka përcaktuar guximi, klani i shokëve, çfarë? Edhe ju u zgjodhët pa rivalë…
  6. Cilat janë të metat e partive shqiptare sot?
  7. Ngjan si një lloj mallkimi: Sa më shumë shtohen partitë, aq më shumë largohen shqiptarët…
  8. Ju jeni bërë i njohur si kritik i fuqishëm i presidentit Gjukanoviç. Megjithatë, disa cilësi të mira duhet t’ia njihni. Ai është një lloj themeluesi i kombit modern malazias me disa vlera- lidhjen me perëndimin, shteti serioz, i fortë… Mali i Zi ekologjik.
  9. A është Mali i Zi i vetëmjaftueshëm ekonomikisht? Ju e konsideroni borxhin e jashtëm, interesat e tij si problematik. Si do ta zgjidhni?
  10. Sa e fuqishme është Serbia në Mal të Zi?
  11. Po Shqipëria, pse nuk ësht% e pranishme më shumë? Pse shqiptarët shkojnë në Budva dhe Kotor?
  12. Si e shihni përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi?
  13. Ju dhe Albini vini nga i njëjti rajon, ndërkohe jeni dy modele të ndryshme partish, megjithë të kaluarën e përbashkët si aktivist denoncues i elitës së vjetër. Kur vjen puna tek propozimet për të ardhmen ju keni qasje tjetër… Albini nacionalist retorik, ju kozmopolit, qytetar…
  14. Ç’mendoni për Edi Ramën dhe liderët e tjerë të Shqiperisë? A i keni njohur?
  15. Kam rënë në kontakt me pretendime të familjeve shkodrane apo ulqinake të Durrësit për prona në Ulqin apo Tivar… A do t’i ndihmoni ata, qoftë dhe me parimin e reciprocitetit me Shqipërinë?

Më herët, gazetari dhe analisti Nazarko vëzhgoi Kongresin e Tretë të partisë së Abazoviç, Ura, ku morënn pjesë të gjitha partitë e Malit te Zi, diçka unike për këtë vend, i cili është në prag të krizës parlamentare.

Konica.al ka siguruar pamjet nga ky Kongres.

 

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!