MENU
klinika

Këngë me ritme shqiptare

Reperi shqiptar nuk heq dorë së treguari botës origjinën e tij

02.07.2021 - 10:43

Vetëm 2 ditë më parë, reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi publikoi projektin e tij të radhës muzikor, i titulluar ‘Don’t pass my love’. Dhe çfarë ka dalluar kanë qenë ritmet shqiptare që 31-vjeçari ka bërë pjesë të këngës.

I lumtur dhe krenar, Gashi e ka shoqëruar këtë moment me një koreografi fikse me balerinat që e shoqërojnë në kërcimin tipik shqiptar.

“Më trego që je shqiptar pa e thënë fare që je shqiptar”, ka shkruar reperi krah videos së shkëputur nga prapaskenat e xhirimve ku duket se e ka shijuar pamasë këtë moment.

Edhe Emina Çunmulaj e ka ndarë videon në llogarinë e saj duke theksuar se kënga është zjarr.

Kjo nuk ëhstë hera e parë që Gashi tregon në projektet e tij origjinën dhe krenarinë e madhe të të qenurit një djalë shqiptar. Këngët e tij janë kthyer në hite e me siguri ‘Don’t pass my love’ do të jetë një sukses i radhës.