MENU
klinika

Pamjet nga ceremonia

Rezarta dhe Ermali kurorëzojnë dashurinë me martesë

14.07.2021 - 11:00

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre 17-vjeçare. Çifti kanë bashkë një vajzë, Herën, por vendosën vetëm tani për një ceremoni private ku mblodhën të afërmit dhe miqtë e ngushtë.

Rezarta e dha lajmin pak ditë më parë, duke zbuluar se data e madhe do të ishte 12 korriku i këtij viti. Ceremonia është mbajtur dje dhe këngëtarja ka ndarë disa copëza në profilin e saj në Instagram.

Në një prej postimeve shfaqet Ermali me të ëmën. Këtë video Rezarta e ka mbishkruar me fjalët:

“Një princ rritet nga një mbretëreshë.”

Ndërsa në një video tjetër shfaqet vajza e tyre Hera, e veshur me të bardha.

Festa është mbajtur anës detit dhe dekori, me aq sa shihet në postime, ka qenë minimalist.

Rezarta ka ndarë edhe unazën e martesës, duke shkruar:

“Një dashuri, nga dashuria ime…”

“Ma kujtojne te afermit se sa vite jemi sebashku, sepse mua me duket sikur te dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty… Ti dua aq shume dhe ato 3 thinjat e reja qe te kane dale, edhe ato pak floke qe po te bien dhe ti i ke aq problem! Une ti dua… Te dua dhe kur me nevrikos… Edhe ankohesh per vonesat e mija.. Te dua per babin qe je me princeshen e shtepise tone”, ka shkruar Rezarta.