MENU
klinika

Po planifikon dasmën me ish-deputetin

Rudina Dembacaj: Vesi im më i keq është martesa

15.07.2021 - 11:10

Rudina Dembacaj është gjithmonë e hapur për t’iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram. Në një bisedë të fundit me ta ajo ka zbuluar se do të bëjë sërish dasmë, teksa e konsideruar martesën si “vesin e saj më të keq”.

“Martesa është vesi im më i keq, po planifikoj dasmë prapë”,- u shpreh moderatorja, gjatë një pyetësori me ndjekësit në Instagram.

Ajo u shpreh se gjithashtu po mendon seriozisht të zgjerojë familje me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun, pasi kjo është një dëshirë jo vetëm e ish-deputetit por edhe e vajzës së saj Vikit.

 

 

“Nëse Vikini do bëhet me një motër cili do ishte emri i saj. Po për një vëlla?”- e pyeti një prej ndjekësve.

“Nuk e di fare! Thjesht mendoj se duhet të mendoj seriozisht për një bebe, jo vetëm Marku tashmë ma kërkon edhe Viki,”- u përgjigj Rudina Dembacaj. Moderatorja foli edhe për pushimet, teksa tregoi se do t’i shoqërojnë edhe fëmijët e partnerit të saj.

“A do ikësh me pushime me vajzën, burrin dhe fëmijët e tij? Ku mendon se do ikni?”– ishte një tjetër pyetje që iu drejtua.

‘Po patjetër, mezi pres të drejtën”- përfundoi Rudina Dembacaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb