MENU
klinika

Bledi Çuçi takon Dritan Abazoviç

“Së shpejti vëmë në funksion pikën e re kufitare mes dy vendeve”

16.07.2021 - 16:53

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, zv/kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç është takuar pasditen e sotme me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe atë të Drejtësisë Etilda Gjonaj. Çuçi ka ndarë disa foto në rrjetet sociale duke shkruar së shpejti do të bëhet funksionale një pikë e re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për të lehtësuar më tej qarkullimin e njerëzve dhe kapitalit.

“Bashkë me ministren Gjonaj patëm sot një takim dhe drekë pune në Tiranë me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, që është gjithashtu një politikan i ri dhe ambicioz nga radhët e shqiptarëve në shtetin fqinj. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, për kontrollin e kufirit Shqipëri-Mali i Zi, aksionet e përbashkëta policore kundër trafikut dhe krimit të organizuar, si dhe monitorimin e situatës përgjatë sezonit turistik, ku siç dihet ka fluks të shtuar udhëtarësh nga të dy vendet.

Lajm i mirë që së shpejti do të kemi funksionale një pikë të re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, për të lehtësuar më tej qarkullimin e njerëzve dhe kapitalit. Dy vendet tona kanë ende një hapësirë bashkëpunimi të pashfrytëzuar sa duhet. Vizita për herë të parë e një përfaqësuesi të lartë të qeverisë së Malit të Zi nga radhët e shqiptarëve, besoj se është një premisë e mirë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për të adresuar për zgjidhje probleme të ndryshme të trashëguara nga e kaluara apo të krijuara rishtaz”, shkruan ai.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci