MENU
klinika

Disa këshilla

Sëmundjet reumatizmale, mjekët: Mos qëndroni në rërën e nxehtë

23.07.2021 - 16:07

Gjatë stinës së verës shumë pacientë të cilët vuajnë nga sëmundjet reumatizmale, shfrytëzojnë rërën e nxehtë si një mënyrë kurative për problemet e tyre.

Mjekja reumatologe Laerta Kakariqi, ka një apel për të sëmurët që kanë probleme inflamatore. Kryesisht ata që vuajnë nga artriti rheumatoid.

Të gjitha sëmundjet inflamatore, ku prototipi më i shpeshtë është vetë artriti rheumatoid përkeqësohen gjatë ekspozimit në temperatura të lartë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër sjell një agravim të situatës klinike.

Kjo ndodh sepse të gjitha artikulacionet e prekura nga artriti rheumatoid në brendësi kanë një, po ti quajmë në mënyrë metaforike “mikrozjarre” dhe një ekspozim në temperatura të nxehta do të rëndojë situatën” tha ajo.

Por ndryshe ndodh me pacientët që kanë sëmundje degjenerative të kockave. “Përfitojnë klinikisht nga ekspozimi në temperatura të ngrohta, në këto raste u rekomandohet të shkojnë në plazhe të qëndrojnë për një kohë të caktuar, jo shumë të gjatë në rërën e nxehtë” tha ajo.

Për të dy kategoritë e të sëmurëve, rekomandohet që gjatë stinës së verës të bëjnë sa më shumë not, apo gjimnastikë në det. Kjo përmirëson sëmundjen që ata kanë.