Zvicra është befasia e madhe e “Euro 2020” deri më tani, në sajë të fitores kundër Francës, Kampione Bote dhe shumë favorite për të fituar turneun e këtij viti.
Tani helvetët do të duhet të garojnë me Spanjën, e cila arriti në çerekfinale pavarësisht paraqitjeve të komplikuara dhe rasteve të Covid-19. Të dyja skuadrat e përfunduan raundin e 1/8 finale përtej kohës së rregullt.
Në rastin e parë, Zvicra eliminoi Francën me penallti, ndërsa Spanja kaloi doli mirë se Kroacia pas kohës shtesë. 3-3 për të dyja palët në 90 minutat e kohës së rregullt; 8-7 për zviceranët me penallti, 5-3 për “La Roja” pas dy pjesëve shtesë (2 x 15 minuta).
Quarter-finals! 😍 Who’ll go through?
🇨🇭🆚🇪🇸 | 🇧🇪🆚🇮🇹#EUROfixtures | @bookingcom | #EURO2020
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) July 2, 2021
Zvicër-Spanjë përfshin gjithashtu Italinë dhe Belgjikën. Nëse kombëtarja italiane do të mundte Lukakun dhe shokët e tij, do të sfidonte fituesin midis ekipit të Petkovic dhe Luis Enrique në gjysmëfinale, për një vend në finalen e “Ëembley”.
Nga njëra anë befasia, nga ana tjetër konfirmimi i pashmangshëm. Ballë për ballë në Shën Petersburg krahason dy nga formacionet më bindëse të “Euro 2020”.
Nga njëra anë është Zvicra e Petkovic e cila, pas vendit të tretë në grupin e Italisë, u bë protagoniste e eliminimit të bujshëme të kampionëve të botës. Nga ana tjetër Spanja e cila, pas një fillimi të ngadaltë, shgpërtheu me gola ndaj Sllovakisë dhe Kroacisë.
Dhjetë gola në dy ndeshjet e fundit për të “treguar dhëmbët” në kontinent. Luis Enrique, megjithatë, nuk dëshiron të ndalet këtu dhe kundër zviceranëve do të rifillojë sipas modulit të provuar tani 4-3-3.
Në qendër të sulmit do të jetë Alvaro Morata, autori i golit vendimtar ndaj Kroacisë, në kohën shtesë. Në anët e tij do të veprojnë Ferran Torres dhe Sarabia.
Në mesfushë Koke, Busquets dhe Pedri nga minuta e parë. Në mbrojtjen me katër ka vend për Eric Garcia dhe Laporte në qendër, si dhe Azpilicueta e Gayà në krahë. Porta i besohet Unai Simon, pavarësisht gafës së rëndë ndaj Kroacisë.
Zbulimi zviceran përgjigjet me modulin 3-4-2-1. Seferovic do të jetë referenca e sulmit, duke u mbështetur nga tandemi Shaqiri-Embolo. Mesfusha do të përbëhet Freuler dhe Zakaria. Xhaka i pezulluar, njeriu i ndeshjes me Francën mungon, ndërsa Ëidmer dhe Zuber në korsi. Në mbrojtjen me tre, përpara heroit Sommer: Elvedi, Akanji dhe Ricardo Rodriguez.
Formacionet e mundshme
ZVICRA (3-4-2-1): Sommer; Elvedi, Akanji, Rodriguez; Ëidmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri, Embolo; Seferovic.
SPANJA (4-3-3): Unai Simon; Azpilicueta, Eric Garcia, Laporte, Gayà; Koke, Busquets, Pedri; Ferran Torres, Morata, Sarabia.