MENU
klinika

"Ditë reflektimi, të ndërtojmë komunitete paqësore e të begata"

SHBA dhe BE urojnë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

20.07.2021 - 09:48

Ambasada amerikane ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada e SHBA-së shkruan se kjo ditë ofron mundësi për të reflektuar angazhimin e tyre në ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak” – shkruan ambasada.

Edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka uruar besimtarët në emër të delegacionit europian.

“Delegacioni i BE-së në Shqipëri i uron Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri” – shkruan Soreca.

Edhe kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një urim për të gjithë besimtarët.

“GËZUAR KURBAN BAJRAMIN” – shkruan ai.

Qindra besimtarë myslimanë u mblodhën mëngjesin e sotëm në sheshin “Skënderbej” për të falur namazin. Gjatë faljes së Kurban Bajramit, klerikët myslimanë bënë apel për më shumë paqe, dashuri mes njerëzve dhe ndihmë ndaj personave në nevojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Besimtarët mbushin sheshin Skëndërbej

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin