11.07.2021 - 20:56
Kryedemokrati Lulzim Basha ka ripostuar një status në Twitter të bërë nga një prej përfaqësuesëve ligjorë të Partisë Demokratike, Marash Logu.
Ky i fundit shkruan se fenomeni i shitblerjes së votës u testua në vitin 2013 për t’u kthyer në sistem në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 prillit.
“Shitblerja e votës u testua në vitin 2013, u përforcua në zgjedhjet lokale 2015, u ngrit në sistem në 2017 dhe në zgjedhjet e 2021 kishte një industri të mirëfilltë që funksiononte nga Veriu në Jug, me aksioner të vetëm Partinë Socialiste & aleatët e saj,”-shkruan Logu